Një ngjarje e rëndë i ka ndodhur kapitenit të VfB Stuttgart. Ish-lojtari i Wolfsburg Christian Gentner, është dëmtuar rëndë në fytyrë gjatë fitores brenda ndaj pikërisht ish-ekipit të tij Wolfsburg. Ishte minuta e 82’, portieri i Stuttgart Casteel sulmon topin pas një goditje këndore, hidhet pranë pikës së penalltisë dhe grushton topin. Ishte ai moment ku belgu e goditi Gentner me gju në fytyrë. Ai bie në tokë pa ndjenja, qëndron pa reaguar i shtrirë në tokë dhe gjakoset në gojë dhe hundë.
https://www.youtube.com/watch?v=4CkcLHnGmPA
Pas ndërhyrjes së mjekëve ai tashmë është më mirë, por ka thyer hundën dhe pjesën e sipërme të nofullës. Mesfushori pritet të operohet në ditët në vazhdim dhe do të rikthehet plotësisht i riaftësuar. Por akoma më e pabesueshme: arbitri nuk e ndërpret lojën megjithëse portieri po bën shenjë me të dyja duart se lojtari është dëmtuar keq.