Këtu ndiej dashurinë e të gjithëve, te Reali nuk më besonin

20

Keylor Navas është në formë të shkëlqyer në PSG. Gardiani nga Kosta Rika ka arritur nivelin e tij më të mirë me Mauricio Pochettino dhe skuadra pariziene më në fund ka një garanci në portë për t’u përballur me pjesën vendimtare të sezonit. Ish-portieri i Real Madrid dha një intervistë në faqen zyrtare të PSG në të cilën ai foli për të kaluarën e tij në Madrid.

Kur ishin pjesë e Real Madrid…

Kur arrita në Madrid nuk u përpoqa të tregoj se isha portier më i mirë se Iker (Casillas) dhe se karriera ime do të ishte më e suksesshme se e tija. Thjesht u përpoqa të shfrytëzoj rastin, që ata më dhanë, të punoj shumë, me përulësi dhe të bëj më të mirën. Real Madrid dhe PSG janë dy skuadra të shkëlqyera, që përpiqen të bëjnë histori.

Ndiej dashurinë e të gjithëve në Paris. Në Spanjë kisha ndjesinë se një pjesë e klubit nuk më besonin plotësisht. Unë gjithmonë do të jem përjetësisht mirënjohës për tifozët e Real Madrid, për mbështetjen e tyre të pakushtëzuar që më treguan dhe që ata ende më tregojnë pavarësisht se kam ndryshuar skuadër.

Këtu te PSG, gjërat janë pak më ndryshe. Të gjithë besojnë dhe unë përpiqem të kthej besimin e tyre në secilën ndeshje. Falë Zotit kemi pasur një përvojë të mrekullueshme gjatë gjithë fazës finale në Lisbonë. Ne ishim shumë të trishtuar që nuk arritëm qëllimin për të fituar finalen, por mendoj se mësuam shumë.

Tani po rritemi dhe duam të arrijmë një finale tjetër për ta fituar atë. Për disa lojtarë kjo përvojë e shkuar deri më tani ishte e pashembullt dhe është normale që në këtë situatë të mos dini me çfarë po përballeni”, tha ndër të tjera Navas.