Një brejtës me gëzof nga parku i kafshëve Inokashira në Tokio është kthyer në sensacion në rrjet, teksa një përdorues i Twitter postoi foton e tij, dhe me shaka shkruante se sapo kishte gjetur një “ketër seksi”.
Në këtë foto, ketrushja duket se po pozon me “gjinjtë” e saj në një pozitë shumë provokuese.
Fotoja ka marrë më shumë se 46.000 share, ndërsa 139 mijë përdorues u mahnitën duke “pëlqyer” foton. Dikush komentoi: “E kam zili, është shumë seksi”.
Shumë e quajtën ketrin një version të vërtetë të Clarice, e dashura e Chip dhe Dale te Disney. Ketri japonez nuk është një specie e kërcënuar dhe jeton në pemë, ka një bisht të madh si shkurre dhe ruan ushqimin për muajt e dimrit.