Këto simptoma brenda 20 ditëve pas vaksinimit kanë nevojë për vëmendje serioze

231

Disa simptoma pas vaksinimit sipas autoriteteve federale kërkojnë vëmendje të menjëhershme. Ndërsa lodhja, dhimbja e kokës, shqetësimi i muskujve, të dridhurat, ethet dhe të përzierat janë efekte anësore të shpeshta pas imunizimit, disa simptoma të tjera mund të jenë shqetësuese në situata të rralla. Bëni kujdes nga këto simptoma pas vaksinimit Covid-19.

Edhe pse rastet kur dikush ka pasur efekte anësore të rrezikshme kanë qenë të rralla, është thelbësore të kuptohet rreziku për të shmangur komplikimet.

Efektet anësore të zakonshme mund t’ju shkaktojnë pak vështirësi, por ato zakonisht largohen brenda pak ditësh. Sidoqoftë, disa efekte anësore, si mpiksja e gjakut, mund të jenë kërcënuese për jetën, siç është vërejtur në disa raste pas injektimit të vaksinës AstraZeneca. Rastet e miokarditit kardiak janë dokumentuar edhe tek djemtë adoleshentë që morën vaksinimin Pfizer bazuar në teknologjinë mRNA. Konsultohuni menjëherë me një mjek nëse vëreni ndonjë nga simptomat e mëposhtme brenda 20 ditëve nga vaksinimi:

– Gulçim

– Dhimbje gjoksi

– Të vjella ose dhimbje të vazhdueshme të barkut

– Vizion i paqartë ose dhimbje në sy

– Dhimbje koke të forta ose të vazhdueshme

– Dobësi në çdo pjesë të trupit

– Dhimbje në gjymtyrë ose ënjtje në krahë ose këmbë.