Mund të jetë e vështirë për ta dalluar, por janë disa shenja se personi që ju e pëlqeni nuk është i interesuar për ju
NUK E KA IDENË SI E KENI EMRIN
Është krejt normal që dikush mos ta di emrin nëse nuk jeni takuar kurrë. Por nëse keni miq të përbashkët dhe jeni prezantuar me të disa herë dhe ai ende nuk ta mban emrin në mend, atëherë kjo nuk është aspak shenjë e mirë. Nëse do të kishte qenë i interesuar për ju, atëherë kurrë nuk do të harronte diçka kaq të rëndësishme sa emrin tuaj. Kjo është shenja më e qartë se ai nuk është i interesuar për ju.
LARGOHET NGA JU
Nëse, kur jeni duke folur, ai largohet apo rri i tërhequr, atëherë është e mundshme që karshi jush nuk ka interes për dashuri dhe nuk ju sheh kandidate potenciale. Gjuha e trupit larg i kupton këto gjëra. Nëse tentoni t’i afroheni dhe ai tërhiqet, me gjasë nuk është i interesuar për juve.
NUK E KA VËMENDJEN KUR JU FLISNI
Jeni duke i folur atij dhe ai nuk mërzitet aspak, as që e ka vëmendjen te ajo që ju po thoni, ndoshta merret me telefonin e tij. Kjo do të thotë se nuk është i interesuar në atë që ju jeni duke thënë dhe me gjasë është i interesuar diku tjetër.
AI KURRË NUK FILLON BISEDËN MEJU
Nëse ai thotë thjeshtë një “tung” kur ju e takoni dhe kurrë nuk e vazhdon më tej, atëherë është e sigurt të thuhet se nuk është i interesuar për juve. Sikur të ishte, ai gjithmonë do të tentonte të niste bisedën me ju në tentim që të kuptojë më shumë për ty dhe gjendjen se si jeni. JU SHMANG Me gjasë ai e ka vërejtur se ju jeni e interesuar për të dhe kështu ai fillon t’ju shmang. Me gjasë nuk do të ulet pranë jush dhe sigurohet që të jetë dikush tjetër midis jush, do të shmangë daljen me miq të përbashkët nëse e di se ju jeni aty, sepse nuk dëshiron t’ju shohë. (Kosova Sot)