Safari dhe ari, gjithsej 20 karat, po i zbukurojnë sandalet e markës së njohur italiane “Beechic”. Këto sandale po shiten për 290 mijë euro dhe kanë gurë të çmueshëm dhe ari. “Kjo nuk është vetëm një sandale e thjeshtë, ato kanë të vetmin stoli që nuk do të përsëritet më dhe gjithçka është e punuar në dorë me një dizajnë të përkryer dhe elegant, në fakt kjo mund edhe të quhet vepër arti”, kanë thënë nga “Beechic”. Kush do të jetë blerësi ende nuk dihet, edhe pse ky brend i vogël nuk e fsheh faktin që këto sandale i ka bërë për tregun e Emirateve të Bashkuara Arabe, ku çmimi i sandaleve prej 290 mijë euro nuk do të jetë diçka e çuditshme apo një shumë e madhe.
Këto sandalet kushtojnë 290 mijë euro! (FOTO)
Leave a comment