Shumica e njerëzve në botë ëndërrojnë të bëjnë një jetë sikurse sikur princeshat, por një jetë e tillë nuk është edhe aq e lehtë. Në familjen mbretërore në Britani ekzistojnë shumë rregulla që të duhet përmbajtur, që disa mund të ju ngjajnë normale, por disa janë shumë arkaike. Ja 21 rregullat që secili anëtar i familjes mbretërore duhet të ndjekë:
– Anëtarët e familjes mbretërore nuk lejohen të votojnë. Ata nuk lejohen të mbajnë qëndrim politik dhe e kanë të ndaluar të flasin për politikën në publik.
– Kur Mbretëresha ngrihet në këmbë, duhet të ngriten të gjithë.
– Gratë dhe burrat që përshëndesin Mbretëreshën duhet të përulen para saj.
– Të gjithë duhet të ndalojnë së ngrëni, pasi Mbretëresha të ketë përfunduar kafshatën e saj të fundit.
– Monopoli është lojë e ndaluar.
– Kur udhëtojnë jashtë vendit, e kanë për obligim që të marrin një palë rroba të zeza me vete, sepse në rast se vdes ndonjë i afërm sa ato janë larg, ato duhet të vishen në të zeza kur kthehen në shtëpi.
– Trashëgimtarët e fronit duhet të udhëtojnë veçmas. Dy trashëgimtarë nuk lejohen të udhëtojnë në të njëjtin aeroplan edhe pse Will dhe Kate e thyejnë këtë rregull shpesh. Ky rregull është vendosur për t’u siguruar se në rast të ndonjë tragjedia vetëm një nga trashëgimtarët do të vdiste.
– Sipas Aktit Mbretëror të Martesave të vitit 1772, njerëzit që i takojnë familjes mbretërore duhet të marrin leje nga Mbretëresha para propozimit për martesë.
– Një buqetë e nuses duhet të përmbajë mërsinë. Bima nga Gjermania i është dhënë mbretëreshës Viktoria nga Princi Albert dhe që nga ajo kohë është përfshirë si pjesë e pashmangshme e buqetave të nuses.
– Pas martesës, anëtarët e familjes mbretërore marrin emra të rinj.
– Anëtarët e familjes mbretërore nuk lejohen të prekin, të bëjnë selfie ose të japin autografe. Megjithatë, shpesh herë këto rregulla janë thyer.
– Gratë në familjen mbretërore duhet të vendosin kapela nëpër raste speciale.
– Për ngjarjet shtëpie të mbajtura pas orës 18:00, gratë e martuara mund të zëvendësojnë kapelën për një diademë.
– Familjarëve nuk u lejohet të hanë ushqim të detit jashtë shtëpisë.
– Nuk lejohet gatimi me hudhra në Buckingham Palace. Nuk i pëlqen Mbretëreshës, pikë!
– Gratë e familjes mbretërore e kanë të ndaluar të shfaqin krahët… por, edhe kjo rregull është thyer.
– Asnjë pjesëtar i familjes mbretërore nuk duhet të refuzojë dhuratat.
– Nuk u lejohet të kenë nofka.
– Princi Philip duhet të ecë disa hapa pas Mbretëreshës.
– Askujt nuk i lejohet t’ia kthejë shpinën Mbretëreshës.
– Mbretëresha e ka të ndaluar të ulet në fron tjetër…sado që ka ‘lakmuar’ të ulen në karrigen e famshme të ‘Game of Thrones’.