Një studim në Universitetin e Otagos (Zelandë të Re) tregon se pirja e alkoolit, edhe pse në mënyrë të moderuar, mund të shkaktojë shtatë forma të kancerit: të orofaringut, të laringut, ezofagut, mëlçisë, zorrës së trashë dhe kancerin e gjirit. Në fakt, studimet e fundit tregojnë një marrëdhënie të drejtpërdrejtë midis alkoolit dhe kancerit, çka mund të ndodhë edhe me konsumin e moderuar të pijeve alkolike. Kjo është një marrëdhënie e vërtetë shkak pasojë, ka thënë një nga studiuesit. Sasia më pak e dëmshme është 2 gota në ditë për meshkujt dhe një për femrat! Punët kërkimore të 10 viteve të fundit, përfshijnë studime të kryera nga Fondi Botëror për Studimet e Kancerit, të Institutit Amerikan. Të gjithë mbështesin lidhjen mes konsumimit të alkoolit dhe kancerit. Edhe pse rreziqet më të mëdha vijnë nga konsumimi i tepruar i pijeve alkoolike, duhet të tregojmë kujdes edhe me konsumin e moderuar të tij, shkruan “Living”. Vdekjet nga kanceri të shkaktuara nga alkooli ishin rreth gjysmë milioni, në vitin 2012, pak më pak se 6% e të gjitha vdekjeve prej kancerit, në botë. Për Institutin Amerikan do të ishte më mirë të mos pinim as alkool dhe as duhan. Përzierja mes të dyjave është edhe më e rrezikshme.