Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kohët e fundit ka përditësuar udhëzimet e saj, duke këshilluar amerikanët të shmangin maskat me vrima, pasi ato nuk janë aq efektive në parandalimin e përhapjes së COVID-19.
“Qëllimi i maskave është që frymëmarrja juaj mos të arrijë te personi që e keni përballë. Maska me valvola të njëanshme ose vrima lejojnë që fryma juaj të shkoj në drejtim të personit që e keni pranë jush. Kjo mund të përhap virusin COVID-19”, deklaron agjencia federale amerikane në udhëzimin e ri. “Prandaj, CDC nuk rekomandon përdorimin e maskave, nëse ato kanë një valvul ose vrimë”, njofton më tej CDC-ja.
“Megjithëse ekziston besimi se çdo lloj maske është më e mirë se asnjë, nuk është me të vërtetë e dobishme kur dikush nuk mban një maskë të saktë ose nuk mban një të tillë që është joefektive. Këto udhëzime të fundit nga CDC-ja janë të dobishme për të ndihmuar njerëzit të zgjedhin maska”, tha mjeku John Whyte, zyrtari kryesor i kujdesit shëndetësor WebMD.