Këto janë vendet se ku nuk duhet të parkoni veturën gjatë nxehtit të madh

80

Nxehtësia dhe thatësira mund të shkaktojnë një zjarr – shoferët duhet të mendojnë për këtë tani. Prandaj parkimi është një tabu absolute në verë në vende të caktuara. Përndryshe një katastrofë mund të ndodhë brenda sekondave.

Vera është koha e nxehtësisë dhe detit. Moti i bukur u ‘bën thirrje’ njerëzve që të marrin veturat e tyre dhe të udhëtojnë.

Shpesh herë, livadhet dhe fushat bëhen hapësira parkimi. Por kjo është e rrezikshme, paralajmëron Dekra – veçanërisht kur është vërtet nxehtë dhe thatë. Një test nga kompania e auditimit tregoi se nën një katalizator të nxehtë, argjinaturat e thata mund të marrin flakë vetëm pas disa sekondash, transmeton Telegrafi.

Vetura lëshon shumë nxehtësi

Në veçanti pas një udhëtimi, motori dhe sistemi i shkarkimit lëshojnë aq shumë nxehtësi sa që një zjarr mund të shpërthejë shpejt. Kjo vlen veçanërisht për veturat e ulëta.

Rreziku mund të shmanget me lehtësi: Nëse është absolutisht e nevojshme, parkoni në livadhe që janë kositur sa më shkurtër që të jetë e mundur me një sipërfaqe të barabartë dhe mbani një distancë të mirë nga bari i thatë. Ju gjithashtu duhet të shmangni grumbujt e gjetheve. Edhe nëse kjo ju bën që ju të ecni disa metra më shumë për në liqen, kjo është edhe më mirë se një zjarr i madh i mundshëm.

Vetura gjithashtu vuan nga nxehtësia e verës

Vetura mund të jetë shumë e nxehtë gjatë verës, sidomos brenda motorit. Temperatura deri në 100 gradë është e mundshme. Kjo nxehtësi nuk është e mirë as për veturën: Mund të sulmojë përbërës të ndjeshëm siç janë gjysmëpërçuesit që nuk janë krijuar për temperatura të tilla, por vetëm për diapazonin ndërmjet minus 40 dhe plus 85 gradë.