Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, i ka premtuar futbollistëve dhe trajnerit shuma të mëdha parash nëse ekipi arrin të fitojë Ligën e Kampionëve dhe La Liga’n, shkruan AS.
Secili futbollist i Reali do të shpërblehet me 1,5 milionë euro ndërsa trajneri Zinedine Zidane me 2 milionë, në rast se arrihet synimi i klubit. Sergio Ramos, Ronaldo dhe Marcelo mësohet të kenë diskutuar me drejtuesit e realit për premitë. Real Madrid duhet të eliminojë rivalin lokal Atletico për të shkuar në finale të Ligës së kampionëve, ndërsa i lejohet të barazojë në njërën prej katër ndeshjeve të mbetura, për të fituar La Ligan.