Kanceri në mushkëri është një nga llojet më të rrezikshme të kancerit – me mijëra njerëz në botë që diagnostikohen çdo vit. Një koll i thjeshtë, një ndjenjë lodhjeje dhe humbja e apetitit mund të ngatërrohen me ndonjë virus dhe madje edhe grip. Por këto simptoma mund të jenë gjithashtu edhe shenjë e diçkaje më serioze – sidomos pasi që simptomat e këtij kanceri nuk vërehen shumë derisa sëmundja të përparojë. Kështu, cilat janë shenjat që duhet t’i dini të kësaj sëmundjeje? Më poshtë i kemi renditur tetë shenjat kryesore të treguara nga ekspertët botëror të mjekësisë.
Simptomat e kancerit në mushkëri përfshijnë:
- Të kesh një koll shumicën e kohës
- Një ndryshim në kollin që e keni pasur për një kohë të gjatë
- Shkurtim i frymëmarrjes
- Koll me gëlbazë me shenja të gjakut në të
- Një dhimbje në gjoks ose shpatull
- Humbje të apetitit
- Lodhje
- Humbje peshe