Para pak ditëve qeveria e Kosovës ngriti taksën ndaj produkteve serbe nga 10 në 100%
Arsyeja e qeverisë për këtë ngritje të taksës ëshë politika agresive e Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës, shkruan gazetametro.net
Haradinaj ka thënë se kjo taksë nuk do të hiqet deri në njohjen e Kosovës nga Serbia. Në anën tjetër, është paralajmëruar rritje e çmimeve të artikujve brenda vendit për shkak të kësaj takse.
Por, cilat janë artikujt kryesorë që importohen në Kosovë nga Serbia, dhe total vlera e artikujve të importuar?
Nga të dhënat, mund të shihet se artikujt kryesorë janë rreth 30, që nga energjia elektrike e tutje, dhe total vlera e artikujve të importuar në vitin 2017 kap rreth 449.305.388.80 euro.