Shkup, 21 dhjetor – Qyteti i Shkupit dhe Agjencia Svot Risrç (SWOT Research), për herë të nëntë bënë përzgjedhjen e objekteve më të mira tregtare, aktivitet ky i cili edhe këtë vit po realizohet në kuadër të projektit “Muaji i Tregtisë”.
Shpërblimet për objektet më të mira tregtare për vitin 2017 fituesve ua ndau Kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Ljubica Jançeva.
“Projekti “Muaji i Tregtisë” është projekt përmes të cilit mund të shihet progresi i punës me kohë, por edhe se çfarë është ajo që tregtarët i kategorizon në më të mirët. Si një nga mënyrat e mundshme për suksesin e tregtarëve dhe për avancimin e tyre profesional është monitorimi i vazhdueshëm i risive aktuale, si imperativ për t’i mbajtur konsumatorët. Dihet mirë se konsumatorët janë subjektet më të rëndësishme në treg, njohja e të cilëve mundëson edhe vetëdijesimin se ndaj cilës kategori të produkteve, konsumatorët janë të fokusuar”, tha Jançeva.
Svot Risrç (SWOT Research) përmes rrjetit të blerësve të fshehtë i vlerësoi tregtarët sipas kritereve primare dhe sipas vlerësimeve u përzgjodhën tre objektet më të mira tregtare në disa veprimtari, të cilët do të marrin mirënjohje për cilësinë dhe prestigjin e tyre.
Për objekte më të mira tregtare për vitin 2017 janë përzgjedhur si më poshtë:
Kategoria “Aparate për amvisëri, teknikë e bardhë dhe gjithçka për shtëpi”
Agrotehna
- Gorenje
- Gros Komerc
Kategoria “Gjësende të modës dhe bizhuteri”
- Sigma
- Tesoro
- Ariete
Kategoria “Pajisje kompjuterike, audio-video dhe telekomunikuese”
- AMC
- Anhoç PS Market (ANHOCH PC Market)
- Duna Istor (Duna iStore)
Kategoria “Parfumeri dhe kozmetikë”
- L’Occitane
- Ri-Ma
- Mak kozmetiks (MACcosmetics)
Kategoria “Sallone për mobile”
- Lesnina Mi
- Akron
- Prima mebel
Kategoria “Supermarkete”
- Granap
- Zhito
- Reptil
Kategoria “Butiqe”
- Siti feshn Pierre Cardin (CITY FASHION Pierre Cardin)
- Poll end Shark (Paul & Shark)
- Kegi Shuz
Anketa u realizua gjatë muajit nëntor 2017, ku u përfshinë më shumë se 900 objekte tregtare në 7 industri (kategori). Hulumtimet në terren u zhvilluan nga blerës të fshehtë të pavarur dhe objektivë të cilët e kanë vlerësuar cilësinë e shërbimit sipas kritereve dhe standardeve të paracaktuara të MSPA.
Në kuadër të këtij hulumtimi të madh, blerësit e fshehtë vlerësuan objektet përmes më shumë kritereve, si pamja e vendit të shitjes, kontakti i parë me vizitorët, shërbimi ndaj blerësve, aftësitë shitëse të punonjësve, kontakti përfundimtar dhe të tjera.