10 – SLLOVENIA. Populli slloven është i matur, i kujdesshëm, me vetëbesim, tolerantë dhe mikpritës.
9 – JAPONIA. Vendi i tempujve dhe kopshteve. Edhe pse Tokio ka një popullsi të dendur, sërish vërehet paqe dhe mirëkuptim mes tyre.
8 – KANADAJA. Është vendi ku pritshmëritë tejkalohen nga realiteti. Aty ku malet janë të larta, liqenet e kaltra, qytetet me rregulla dhe të organizuara dhe njerëzit e shoqërueshëm.
7 – ZVICRA. Ky shtet nuk ka qenë në një luftë që prej vitit 1847, nuk shpenzon para për ushtrinë dhe ku çdo qytetar mund të propozojë ndryshimet kushtetuese.
6 – REPUBLIKA ÇEKE. Konsideruar si ndër shtetet më paqësore në Evropë, me histori të pasur, me Pragën e bukur dhe me sheshet romantike të mesjetës.
5 – PORTUGALIA. E bukur, e paqtë, me klimë të mirë, arkitekturë të veçantë, kuzhinë dhe verë të shijshme.
4 – ZELANDA E RE. Vend i bekuar me diversitet, peizazhe unike dhe jetën e egër, ideali për të jetuar në paqe me veten dhe të tjerët.
3 – AUSTRIA. Shteti i Alpeve, Moxartit, jetës kulturore, galerive, bareve dhe dyqaneve.
2 – DANIMARKA. Kombi më i paqtë skandinav, me kryeqytetin plot jetë por me njerëz në harmoni mes tyre.
1 – ISLANDA. Me 1.6 milion vizitorë që pritet të shkojnë në Islandë deri në fund të këtij viti, nuk ja prishin këtij vendi qetësinë dhe peizazhet që të lënë pa frymë. Numri i vizitorëve është rritur nga viti i kaluar nisur edhe nga fakti që Islanda konsiderohet si vendi më i paqtë në botë.