Një studim i bërë për një kohë të gjatë nga instituti William Harvey në Universitetin ‘Queen Mary’ ka nxjerrur rezultate të barnave që ndihmojnë më së shumti mjekimin e njerëzve me hipertension dhe sëmundje të zemrës.
Kombinimi i barnave që ulin tensionin e gjakut dhe i statinave që janë ilaçe të cilat ndihmojnë në rregullimin e niveleve të kolesterolit tregojnë rezultatet më të mira që kanë dalë nga ky studim, njofton Klan Kosova.
“Pacientët mes viteve të 60ta me presion të lartë të gjakut dalin se kanë më pak gjasa të vdesin nga sëmundjet ose sulmet në zemër se ata mes 75-80 nëse ata marrin trajtim për uljen e presionit të gjakut dhe statin”, tha doktoresha Ajay Gupta e cila mori pjesë në këtë studim.
Këto rezultate u paraqitën në kongresin vjetor të Shoqërisë Europiane të Kariologjisë të mbajtur në Mynih të Gjermanisë.