Tre adoleshente rrezikojnë burgun pasi bënë selfie duke përshëndetur me krahun shtrirë, e ngjashme me përshëndetjen e nazizmit.
Vajzat ishin në një eskursion shkollor në kampin e Aushvic në Poloni, kur në hyrje bënë selfie dhe e postuan në Instagram.
Vajza e cila kishte postuar foton pasi e kuptoi efektin që shkaktonte fotoja e hoqi ngarrjeti social, e megjithatë autoritetet polake arritën t’i identifikojnë vajzat adoleshente të cilat rrezikojnë dhe burg.
“Një sjellje e tillë është tronditëse dhe e tmerrshme. Edukimi dhe ndjeshmëria ndaj fatit tragjik të të gjitha viktimave të Aushvicit janë shumë të rëndësishme”, ka thënë Bartosz Bartyzel, zëdhënës i muzeut .
Në Poloni nuk ekziston një ligj specifik që ndalon apologjinë e nazizmit apo fashizmit. Në çdo rast personat që janë ndjerë të ofenduar nga veprimi i vajzave kanë kërkuar që të aplikohet legjislacioni që dënon ata që përhapin urrejtje, dhe për këtë është parashikuar dënimi me tre vjet burg./Durreslajm