Të gjithë ne do të kënaqeshim nëse do të rregullonim makinën tonë vetë. Do të na kursente shumë para dhe madje mund të kthehet nga pasion në profesion.
Këto kanale në YouTube do të ju ndihmojnë të kuptoni më mirë makinën tuaj dhe ta mirëmbani atë.
Në vijim do të përmendim mekanikë me eksperiencë deri tek ekspertë të specializuar të markave të veçanta të makinave.
1. Scotty Kilmer
Ndjekës: 1.5 milion +
Ai synon të sjellë një kanal për automjetet e njerëzve të lirë nga sfera e reklamave. Kanali është i ndërtuar për të edukuar dhe për të shpërndarë informacion.
Personat që i bëjnë subscribe janë të inkurajuar të ndajnë këshillat e veta me të, ndërsa Scotty Klimer organizon dhe shpërndarje dhuratash të quajtura ‘giveaways’.
2. Chris Fix
Ndjekës: 4.3 milion
ChrisFix ka një numër të madh ndjekësish, dhe kjo për një arsye të mirë. Kanali i tij është i mbushur me punë praktike mbi riparime të thjeshta ose sfiduese, si dhe këshilla për fillestarët.
Ai është në YouTube që nga viti 2005, dhe prodhon përmbajtje të re çdo 10 ditë.
Tematikat variojnë nga ndryshimi i baterisë elektrike deri tek rivendosja e dritave, dhe shumë të tjera.
“Mësoni të rregulloni vetë makinën tuaj me videot e mija të thjeshta, hap-pas-hapi për fillestarët dhe ekspertët. Kurseni para, dhe ndihuni mirë pasi keni rregulluar vetë makinën tuaj!” – ChrisFix
3. Engineering Explained
Ndjekës: 2 Milion +
Engineering Explained, ndryshe nga të tjerët në listë, fokusohet më tepër në funksionimin e makinës.
Është më tepër një kanal i orientuar drejt inxhinierisë i drejtuar nga Jason Fenske (një inxhinier mekanik), i cili ju ndihmon të kuptoni punimet e brendshme të makinës tuaj.
4. EricTheCarGuy
Ndjekës: 1.1 Milion +
EricTheCarGuy është i dedikuar ndaj artit të rregullimit të automjeteve dhe gjithashtu ndihmon ato të cilët dëshirojnë ti bëjnë vetë punët e tyre.
Ka një librari me 800 video me tema të shumta mbi rregullimin e makinës. Ai gjithashtu bën edhe rinovimin e makinave të vjetra. Nëse nuk gjeni atë që kërkoni, ju mund ta pyesni vetë atë.
5. FordTechMakuloco
Ndjekës: 271 Mijë +
FordTechMakuloco ka mbi 500 video që ju ndihmojnë të rregulloni dhe mirëmbani makinën tuaj Ford. Kanali synon të sjellë dy video të reja çdo javë, çdo të hënë dhe të premte.
Tematikat kanë të bëjnë me si të përditësoni ose modifikoni Ford-in tuaj dhe ju tregon praktikat më të mira për “të rregulluar makinën mirë që me herën e parë”.