Para 30 viteve gratë shumë më rrallë janë sëmurë nga kanceri në gji, megjithatë në disa vitet e fundit kjo sëmundje merr përmasa më të mëdha dhe ka shumë më tepër të sëmurë. Sipas statistikave, nga kanceri në gji çdo ditë sëmuren 8 gra në botë.
Nëse zbulohet me kohë, kanceri në gji është i shërueshëm deri më 90% prej rasteve, megjithatë është vënë re nivel i lartë i mortalitetit për shkak se kjo sëmundje nuk është e zbuluar me kohë, dhe arsyeja kryesore për këtë është papërgjegjësia për shëndetin tonë.
Mamografia momentalisht është metoda më efikase për diagnostifikimin e hershëm të kancerit në gji dhe rekomandohet në çdo dy vjet te gratë më të vjetra se 50 vjeç, ndërsa për gratë të cilat në familje veçse e kanë pasur atë sëmundje, rekomandohen kontrolla më të shpeshta të gjinjve.
Deri në moshën 40 vjeçare, çdo grua duhet të paktën një herë të shkojë në mamografi, edhepse rekomandohet pas moshës 35 vjeçare, një herë në vit të bëhet kontrolli.
Dallimet më të shpeshta që mund të shfaqin kancerin në gji janë:
– topth në gji ose ndër sqetulla
– ënjtje e gjirit
– irritim i lëkurës në gji
– skuqje e lëkurës rreth thithës
– dhimbje ose sekret nga thithët
– çdo ndryshim i formës dhe madhësisë së gjinjve
– dhimbje në çfarëdo pjese të thithës
Edhepse ekzistojnë shumë faktorë të rrezikut që e zmadhojnë mundësinë gruaja të sëmuret nga kanceri në gji, supozohet se rol të madh në shkaktimin e tumorit kanë hormonet.