Ky mund të jetë një tregim ideal për tregimet për fëmijë, por kjo është një ngjarje e vërtetë. Majmuni dhe pula janë bërë miq të ngushtë dhe ata jetojnë në Ran Gan Safari, pranë Tel Aviv, Izrael. Instinkti i nënës që ka majmuni ka ofruar pulën afër vetes, madje pula edhe fle në krahët e majmunit. Punëtorët e kopshtit zoologjik kanë ngelur të habitur nga ky fakt, megjithatë ata shtojnë se majmuni dhe pula janë bërë të pandashme që një kohë. Një ngjarje e njëjtë ka ndodhur edhe në Tajlandë, ku një majmun ka adoptuar një mace.