Tobias Moers, që është njëri nga udhëheqësit e kompanisë gjermane Mercedes, ka bërë të ditur se GT R Black Series më nuk do të hyjë në prodhim. Makina që ishte paraparë të lansohet më 2018, nuk do të dalë ndonjëherë në treg. Duke marrë parasysh koston e madhe që ka kjo veturë dhe përkushtimin që duhet t’i kushtohet, zyrtarë të Mercedesit kanë vendosur të mos e prodhojnë, duke i kushtuar rëndësi modeleve tjera. “Kemi një prodhimtari të gjerë dhe kërkesa të shumta. Kemi bërë shumë llogari derisa vendosëm që Black Series nuk do të jetë i kërkuar në treg”, ka thënë Moers lidhur me rastin. Sipas të gjitha gjasave, Mercedes po fokusohet në modelet që lëvizin me energji elektrike dhe që voziten vet.