Shkup, 14 janar – Pas pushimit për shkak të festave të fundvitit dhe të Krishtlindjeve prej nesër në Gjykatën Penale vazhdojnë gjykimet e inicuara nga Prokuroria Speciale Publike, ku për këtë javë janë caktuar gjithsej pesë seanca të reja gjyqësore për rastet “Tenderë”, “TNT”, “Transportuesi”, “Monstra” dhe “Dhuna në Komunën Qendër”.
Seanca e parë sivjet do të mbahet të martën për rastin “Tenderë” në të cilën e akuzuara e parë është ish-ministrja e Kulturës Elizabeta Kançevska Milevska për tenderin për kryerjen e punimve ndërtimore në Muzeun e Luftës së Maqedonisë për shtetësi dhe pavarësi nga projekti “Shkupi 2014” duhet të merren në pyetje tre dëshmitarë. Rasti ndodhet në procedurë të dëshmive.
Në Gjykatën Penale të mërkurën është paralajmëruar seanca për lëndën “TNT”, e cila ndodhet në procedurë të sëhmive dhe ka të bëjë me rrëzimin e kompleksit “Kosmos” të Fiat Sanovskit. Mes të akuzuarve në rastin janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili është në arrati në Hungari, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës.
Në bankën e të akuzuarve të enjten duhet të ulen edhe të akuzuarit në lëndën “Transportuesi” dhe procedura e përsëritur për “Monstrën”, Rasti “Transportuesi” ka të bëjë për keqpërdorimin e detyrës zyrtare lidhur me organizimin për transportin e nxënësve në Manastir për çfarë ndiqen ish-kryetari i Manastirit Vladimir Talevski dhe 20 të tjerë.
Të premten është caktuar seanca gjyqësore për rastin “Dhuna në Komunën Qendër”, në të cilën janë të akuzuar 14 persona, mes të cilëve edhe ish-kryeministri Nikolla Gruesvki, i cikli është në arrati në Hungari, ish-ministri i Transportit Mile Janakieski dhe deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova.