Shkup, 1 maj – Seanca për katër lëndë të Prokurorisë Speciale Publike , “Treqind”, “Titanik”, “Dhunë në Qendër” dhe “TNT” janë caktuar për këtë këtë në Gjykatën Penale.
Për të mërkurën është caktuar seanca për “Titanik”, që është rasti i parë i zbardhur nga PSP. Krahas ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, në këtë rast janë të akuzuar edhe ish-funksionarët Martin Protugjer, Kirill Bozhinovski, Mile Janakievski, Gordana Janullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko, Lek Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nekevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.
Ata janë të dyshuar nga PSP-ja për shoqërim kriminal, shkelje të të drejtës zgjedhore, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore në vitin 2012.
Të enjten në bankën e të akuzuarve do të ulen të akuzuarit në rastin “Treqind” dhe “Dhunë në Qendër”.
Në lëndën “Treqind” është i akuzuar Gjoko Popovski ish ndihmësministër në MPB për furnizimin e 300 automjeteve për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Sipas aktakuzës, Popovski me furnizimin e ka dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë prej 453.570 eurosh.
Prokuroria Speciale Publike pohon se Popovski tenderin për blerje, servisim dhe mirëmbajtje të automjeteve ua ka ndarë firmave të cilat nuk kanë pasur ofertë më të lirë. Për këtë lëndë seancë është mbajtur edhe dje.
Në Gjykatë Penale është caktuar gjykimi edhe për procedurën e ndarë “Dhunë në Qendër”. Të akuzuarit në këtë rast janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputetja e VMRO-DPMNE-së, dhe deputeja e VMRO-DPMNE-së Daniella Rangellova dhe nëntë persona.
Në seancat paraprake, fajin për ngjarjet para komunës Qendër në vitin 2013, e pranuan i akuzuari i katërt Tomisllav Llazarov dhe i akuzuari i pestë Jordan Ristevski dhe morën dënime me kusht.
Të akuzuarit në lëndën “Dhunë në Komunën Qendër” ngarkohen për nxitje të dhunës që ka ndodhur gjatë protestave para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013.
Në bankën e të akuzuarve të premten do të ulen edhe të akuzuarit në lëndën “TNT”, që ka të bëjë për rrëzimin e kompleksit “Kosmos” të biznesmenit dhe kryetar i Partisë për Ardhmëri Evropiane (PAE), Fijat Canovski.
Në “T.N.T.” janë të akuzuar ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski, ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës Toni Trajkovski, inspektorja e ndërtimit nga Gazi Baba dhe tre anëtarë të komisionit komunal për furnizime. Sipas aktakuzës, me procedurën e shembjes është shkaktuar dëm prej 16 milionë euro, ndërsa në mënyrë plotësuese në buxhetin e Komunës Gazi Babë edhe tre milionë denarë.
Avokatët e të akuzuarve në shumë lëndë të PSP-së kërkuan përjashtimin e gjykatësve, për shkak të mundësisë se janë përgjuar dhe mund të lajmërohen si të dëmtuar në procedurat. Për këtë shkak shumë seanca janë shtyrë.
Gjykata Supreme dhe e Apelit para disa ditëve vendosën të mos përjashtohen gjykatësit në “TNT” dhe “Dhunë në Komunën Qendër”.
Paraprakisht, avokatët e ish-kryeministrit dhe të akuzuarit e tjerë në lëndët e PSP-së lërkuan shtyrjen e seancave për shkak të mospasjes së kamerave për regjistrim tonik dhe vizual të gjykimit.
Pothuajse të gjitha gjykimet e PSP-së po zvarriten dhe për një kohë të gjatë nuk shihet zgjidhje.
Vetëm, Gjykata Penale në shkurt në mënyrë të shpejtë e dënoi gazetaren Ivona Televska me dënim me kusht prej dy viteve, në qoftë se gjatë katër viteve të ardhshme nuk e përsërit veprën për evazion tatimor. Ajo e ka pranuar fajin për rastin “Tifani” që Prokuroria Speciale Publike e ngriti kundër saj.