Në Gjykatën Penale këtë javë janë caktuar gjashtë seanca gjyqësore për lëndë të Prokurorisë Speciale Publike. Në Gjykatë nesër duhet të mbahen seancat për “Trust”, “Spuin” dhe “Transportuesi”. Gjykimi për lëndën “Trust” javën e kaluar u anulua për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore të të akuzuarit të dytë në rast Vasilije Aviroviq. I dyshuari i parë në “Trust” është biznesmeni Sead Koçan dhe dy persona fizikë dhe tre persona juridikë, midis të cilëve edhe drejtuesit e firmave “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” SHPKNJP për pjesëmarrje në tender të Elektranave të Maqedonisë. Sipas aktakuzës së PSP-së të dyshuarit me dokumente të falsifikuara janë kurdisur tenderë në ELEM në vlerë prej 17 milionë eurosh.
Në lëndën “Spiun” midis 18 të akuzuarve janë edhe ish-gjenerali policor Goran Stojkov, ish-drejtori i Drejtorisë për Pengim të Parave dhe Korrupsionit Vane Cvetanov dhe ish-funksionari i lartë në Drejtorisë për Kundërzbulim Aleksandar Dinevski. Seanca e fundit që u caktua muajin e kaluar u anulua për shkak të mospjesëmarrjes së Marijan Efremovit, i cili është njëri nga të gjykuarit në këtë rast. Për lëndën “Transportuesi” janë caktuar dy seanca, të martën dhe të enjten. Në këtë lëndë janë të akuzuar ish-kryetari i komunës së Manastirit Vlladimir Taleski dhe 20 persona të tjerë për keqpërdorim të pozitës zyrtare lidhur me organizimin e transportimit të nxënësve në Manastir, me ç’rast është bërë përvetësim i rreth 360.000 eurove.
Të mërkurën, më 24 janar duhet të fillojë gjykimi për lëndën “TNT” i cili i dedikohet rrëzimit të kompleksit “Kosmos” të biznesmenit Fiojat Canoski. Në këtë lëndë të akuzuar janë shtatë persona midis të cilëve, ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish-kryetari i komunës së Gazi Babës Toni Trajkovski. Më 26 janar, të premten është caktuar gjykim për lëndën e PSP-së “Tarifa” në të cilin të akuzuar janë ish-drejtori i përgjithshëm i SHA “ELEM” Dejan Boshkovski dhe dy persona të tjerë për furnizim kundërligjor të sistemit softuerik për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë” në vlerë prej rreth katër milionë eurosh.