Berat Gjimshiti ka shpërblyer në mënyrën e duhur besimin e trajnerit Gasperini, pasi ky i fundit e futi në fushën e lojës në një ndeshje të rëndësishme si ajo me Interin. E ku ka më mirë, se sa të luash titullar e ti shënon gol Interit?!
Pikërisht këtë bëri mbrojtësi shtatlart i kombëtares shqiptare, që në minutën e 82` shënoi me kokë për Atalantën. Pas ndeshjes, Berat Gjimshiti, ka folur për mediat italiane duke u shprehur i lumtur për golin. Ai ka thënë se jep maksimumin në stërvitje, edhe kur e di që nuk do të luajë.
“Goli im? Edhe ne mbrojtësit përpiqemi të shënojmë, sepse kjo është ajo që na kërkon trajneri Gasperini. Sot arritëm që ne në mbrojtje të shënojmë dy gola.
Unë përpiqem që gjithmonë të jap më të mirën në stërvitje, edhe nëse e di që nuk do të luaj në fushën e lojës. Gjithmonë përpiqem të jem gati dhe jam i lumtur që kam dhënë kontributin tim”-është shprehur Berat Gjimshiti pas ndeshjes.
Yaaaaaas! Berat #Djimsiti knows how to do it on both ends of the pitch. Our CBs strike again! #AtalantaInter #GoAtalantaGo pic.twitter.com/Jnl4iI3naI
— Las Vegas Atalanta Supporters Group (@atalanta_vegas) November 11, 2018