Shkup, 19 tetor – Ekipe nga Maqedonia, Shqipëria, Bullgaria dhe Serbia me 21 dhe 22 tetor do të marrin pjesë në Turneun ndërkombëtarë të tetorit me kuaj që do të mbahet në Shkup. Gara do të fillojë në Hipodrom-Maxhari të shtunën dhe të dielën me fillim në orën 11.