Shkup, 7 maj – Ndërmarrja qarkulluese publike (NQP) Shkup informon se këtë fundjavë, 8 dhe 9 maj, autobusët do të qarkullojnë deri në orën 23:00 dhe pikat për shitjen e biletave do të punojnë si zakonisht.
NQP Shkup kujton se Teleferiku në Vodno edhe më tej nuk funksionon, ndërsa nuk qarkullojnë as tre linjat për në Vodno të mesme (25, 25A dhe 25B), si dhe linja turistike “Siti tur”.
Gjithashtu, ende nuk është i vlefshëm transporti falas për të moshuarit të martën, të premten, të shtunën dhe të dielën.