Reperi i tha “TMZ” në vitin 2018 se kishte kryer heqjen e dhjamit në vitin 2016 për të humbur peshë. Ai tha se iu nënshtrua ndëryhyrjes për përmirësimin e pamjes pasi kishte frikë ta quanin të shëndoshë.
Sylvester Stallone
Aktori i njohur ka kaluar shumë ndryshime gjatë viteve të tij në skenë, ndërsa ka qenë i hapur për ndërhyrjet që nga viti 1990. Në fakt, kur ai lindi, doktorët përdorën një pajisje për ta tërhequr dhe nervat në anën e majtë të fytyrës së tij u shkatërruar dhe i shtrembëruan gojën.
Kur humbi peshë për rolin e tij në filmin “Rocky”, tiparet iu bënë më të dukshme dhe ndërhyrja estetike ishte e vetmja zgjidhje. Por, ai ka kryer tërheqjen e lëkurës së fytyrës, të kapakëve të syve dhe kockës së vetullës, si edhe tërheqje lëkurë në qafë.
Simon Cowell
Producenti i “X Factor” dhe “America’s Got Talent” ka nisur përdorimin e botoksit në vitin 2009 dhe ndërsa vitet kalonin, aq më shpesh kryente procedurën. Ndërkohë, ka shtuar edhe tërheqjen e fytyrës.
Sammy Sosa
Bejsbollisti profesionist fitoi famë në vitin 1990, por i habiti të gjithë admiruesit e tij kur u shfaq në një ceremoni çmimesh me ngjyrë tjetër lëkure. Ai tha se rezultati ishte përdorimi i një kremi me zbardhues për të çelur ngjyrën e lëkurës.
Mickey Rourke
Ky aktor Hollivudi ka pasion boksin, kështu që i është nënshtruar disa herë kirurgjisë plastike. Dy herë ai ka thyer hundën dhe ka krisur mollëzat. Gjithashtu ka kryer tërheqje fytyre dhe injeksione në buzë.