Prokuroria Speciale e Kosovës ka dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë listën e plotë me 20 mijë emrat që cilësohen si veteranë mashtrues.
Lajmi.net bën publik emrat e Zonës operative të Drenicës, të cilët i gjeni më poshtë. Në vazhdim do të sjellim edhe emrat nga zonat e tjera të veteranëve që Prokuroria thotë se janë mashtrues.
Pensioni prej 175 euro që morën 46 mijë veteranët, 20 mijë prej tyre të rremë, i kushtuan buxhetit të Kosovës 68.153.533.14 euro.
Në aktakuzë është propozuar që gjykata të lëshoj masën për ndalimin e pagesës së pensioneve të fituara në mënyrë të kundërligjshme si veteran luftëtarë të UÇK-së, deri në përfundimin e procedurës penale.
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër 12 anëtarëve të Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve të luftës së UÇK-së.