Disa prej tyre janë tash e një kohë në skuadrat respektive, derisa disa nga ta për herë të parë. Fjala është për trajnerët e skuadrave italiane, që së fundi po rikthehet gradualisht, kuptohet me cilësi, shkruan GazetaBlic, përcjellë gazeta Koha.
Mediat në Apenine kanë publikuar një listë me tetë trajnerët më të paguar, derisa siç edhe mund ta shihni, kryeson Conte me gjithsej 11 milionë euro.
Ish-trajneri i Chelseat dhe Juventusit, këtë verë zbarkoi në “Meazza”, me ç’rast edhe detyroi klubin të përforcohet, kurse deri më tani i’a ka dalë me sukses, pasi kanë dy fitore në po aq ndeshje. Sarii është i dyti me 5.5 milionë euro, ndërsa “top-3shen” e përmbyll Ancelotti me 5 milionë sosh.
1) Conte (Inter) 11 milionë euro (2022)
2) Sarri (Juventus) 5,5 milionë euro (2022)
3) Ancelotti (Napoli) 5 milionë euro (2021)
4) Fonseca (Roma) 3 milionë euro (2021)
5) Mihajlovic (Bologna) 3 milionë euro (2022)
6) Gasperini (Atalanta) 2,5 milionë euro (2022)
7) Giampaolo (Milan) 2 milionë euro (2021)
8) Inzaghi (Lazio) 2 milionë euro (2021)