Ka përfunduar faza e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve dhe janë mësuar tetë ekipet çerekfinaliste në edicionin e sivjetmë.
Si rrallëherë në këtë fazë janë katër ekipe angleze: Manchester City, Liverpool, Tottenham e Manchester United.
Pos tyre, s’ka asnjë ligë që ka më shumë se një ekip që ka siguruar pjesëmarrjen në çerekfinale.
Barcelona (Spanjë), Juventus (Itali), Porto (Portugali) e Ajax (Holandë) janë katër çerekfinalistët tjerë.