Kuvendi i Kosovës në seancën e jashtëzakonshme e cila po mbahet me kërkesë të 42 deputetëve për miratimin e projekt-rezolutës mbi procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
PSD-ja ka prezantuar projekt-rezolutën për dialogun Kosovë-Serbi.
Deputeti i PSD-së Visar Ymeri, ka lexuar emrat që janë propozuar të jenë pjesë e delegacionit shtetëror për dialog-im.
Shpend Ahmeti nga PSD dhe Fatmir Limaj pritet të jenë kryesues të këtij delegacioni.
Ndërkaq, anëtarë sipas kësaj rezolute do të jenë: Enver Hoxhaj nga PDK, Avni Arifi nga AAK, Behgjet Pacolli nga AKR, Mahir Yagcilar, Dardan Gashi, një përfaqësues i shoqërisë civile.
Përveç kësaj, janë rezervuar dy vende për LDK-në dhe LVV-në që e kanë bojkotuar këtë seancë , ndërsa Visar Ymeri dhe Dardan Sejdiu janë emrat që do të zëvendësojnë këta në pritje.
Në orën 14 ishte paraparë mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit në lidhje me projekt-rezolutën e propozuar nga ana e koalicionit qeverisës PAN dhe PSD-së, për dialogun me Serbinë dhe themelimin e grupit negociator për dialog.
Këtë seancë po e bojkotojnë LDK dhe LVV.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka akuzuar koalicionin qeverisës dhe PSD-në se e kanë thirrur seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit për shqyrtimin e Draft-rezolutës së PSD-së tinëzisht për të legjitimuar tradhtinë.