E ardhmja e mesfushorit të Milanit, Franck Kessie, mund të jetë në Premier League. Kështu shkruajnë mediat italiane, sipas të cilave mesfushori nga Bregu i Fildishtë është në vëmendjen e Tottenhamit, që ka nisur tashmë kontaktet me agjentët e futbollistit për të parë nëse ekzistojnë mundësitë e një transferimi të tillë.
Kessie mund të kalojë në Londër për 40 milionë euro dhe një shifër e tillë duket se kënaq edhe drejtuesit kuqezi, që më parë duhet t’i paguajnë Atalantës 20 milionë euro, duke siguruar kështu 20 milionë euro të tjera plus, një shifër që do ta ndihmonte buxhetin e kufizuar të klubit në merkato.