Penalltia, që i dha mundësinë AC Milan t’i çonte shifrat në 2-0, në ndeshjen kundër SPAL, ka në brendësi një tregues statistikor shumë origjinal, veç faktit që i dha kuqezinjve sigurinë e fitores ndaj një kundërshtari që nuk u dorëzua kurrë…
11 metërshi i goditur nga Franck Kessie, mesfushori i Milan, kundër portieri mik Alfred Gomis, është i pari i goditur në Serie A nga një futbollist afrikan, ndaj një portieri të të njëjtit kontinent. Numri 79 i Milan ka lindur në Bregun e Fildishtë, ndërsa portieri në Senegal.
Nuk kishte ndodhur kurrë më parë që dy afrikanë të viheshin përballë njëri-tjetrit në ekzekutimin e një penalltie në Serie A.