Përfaqësuesja e Kosovës u prit në mënyrë fantastike nga tifozët, “Dardanët”, në aeroportin ‘Adem Jashari” pas fitores kundër Maltës. “Dardanët” e turpëruan Maltën në shtëpi me fitore me rezultat 5-0 në ndeshjen e vlefshme për Grupin 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve. Golat u shënuan nga Vedat Muriqi, Benjamin Kololli, Donis Avdijaj (2) dhe Valon Rashica. Përfaqësuesja u arriti në Prishtinë në orën 2 të mëngjesit, dhe “Dardanët” kishin shkuar në aeroport për t’ia pritjen e merituar pas fitores.
Mbrëmë rreth orës 2 pas mesnate dolëm ti presim në aeroport luanët Dardanë🇽🇰❤️Sna ndal as shiu, e dojna borënJetojmë për Shqipni, Vdesim për Kosovën..
Publiée par Dardanët sur Dimanche 18 novembre 2018
Kosova e luan ndeshjen vendimtare të martën në “Fadil Vokrri”, kundër Azerbajxhanit. Barazimi ose fitorja do ta shpallte Kosovën fituese të grupit dhe do t’i siguronte ngritjen në Ligën C.