Misteri, mrekullia dhe autoriteti janë tri fuqitë që mbajnë ndërgjegjen e popullit të robëruar, shpjegon inkuizitori i madh i Fyodor Dostoyevsky-t në “Vëllezërit Karamazov”. Putin i zotëron të triat! Por asnjëra nga këto nuk janë më të rëndësishme se sekreti, arma kryesore e një spiuni të mirë. The Economist shkruan se disa gjëra janë duke dal në dritë se Putin po shndërron pushtetin e tij në diçka shumë personale, një ndryshim i gjeneratave është duke u zhvilluar në kuadër të shoqëruesve të tij dhe FSB-së organizatë pasardhëse e KGB-së e cila vlerësohet të jetë mekanizmi kryesor i pushtetit, transmeton gazetametro.net. Pas vdekjes së Stalinit në vitin 1953, KGB-ja ishte e kontrolluar nga komiteti qendrorë i partisë komuniste. Kur partia u shemb në vitin 1991 KGB-ja humbi famën e saj, por të rinjtë që erdhën nuk e shpërbënë atë. Sot, FSB-ja mbikëqyret personalisht nga Putin. “Nuk ka kontroll politik mbi FSB-në. Ky është një sistem i mbyllur”, thotë Andrei Soldatov, ekspert në shërbimet e sigurimit të Rusisë. Ndërsa prapa skenave, FSB-ja kontrollon komisionin hetimorë.