Protestuesit kanë shpërthyer kordonin e policisë, dhe kanë arritur të kalojnë te sportelet, të cilat i kanë demoluar e më pas ua kanë futur edhe flakën. Mediat në Shqipëri raportojnë edhe për të plagosur. Paraprakisht njoftohet se kanë mbetur të dëmtuar 5 pjesëtarë të forcave të policisë, si dhe 12 qytetarë, pjesëmarrës në protestë. Qytetarët teksa djegin sportelet e vjeljes së tarifës, dëgjohet të bërtasin emrin e Kryeministrit: Edi Rama, mblidhi taksat tani!” Protesta nisi e qetë, por derivoi në përleshje mes tubuesve dhe forcave të policisë, ndërsa mjë pas u shkatërruan dhe dogjën sportelet e ndërtuara nga koncesionari. /gazetametro.net