Kështu po përgatiten lojtarët e Anglisë para ndeshjes ndaj Kosovës

Lojtarët e Anglisë e kanë shfrytëzuar qendrën stërvitore të Southamptonit për t’u përgatitur për ndeshjen e nesërme kualifikuese Euro 2020 kundër Kosovës. Skuadra e Gareth Southgate do të jetë nikoqire e Kombëtares dardane në St Mary’s Stadium nesër në orën 20:45, në duelin e dy ekipeve të pamposhtura, raporton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.

Skuadra angleze e ka përdorur pishinën e brendshme në qendrën stërvitore të Southamptonit për t’u përgatitur për këtë ndeshje. Yjet angleze kanë pozuar para kamerës duke u shfaqur të relaksuar para ndeshjes me “Dardanët”.

Dueli i nesërmen do të jetë mes lideres dhe të pamposhturës në grup, Anglisë, si dhe të dytës dhe kombëtares me ecurinë më të përkryer momentalisht në Evropë, 15 ndeshje pa humbje, Kosovës.