Kështu ndodh kur shpërfill shenjat në rrugë! (FOTO)

Shoferi i kësaj kamionçine shpërfilli shenjën që tregonte mbylljen e rrugës, që nuk ishte vënë aty pa qëllim. E siç mund të shihet, përfundoi brenda një gropë masive në një rrugë në Kaliforni. Ky ishte incidenti i tretë i tillë brenda 2 javëve. Autoritetet e zonës, në një postim në rrjetet sociale shkruajtën: “Nuk mund të shpikim gjëra të tilla. Kjo ishte 100 përqind e shmangshme. Nuk ka justifikime. Shenjat janë të qarta, të dukshme dhe të pa mbuluara”. Nga ngjarja shoferi nuk pësoi dëmtime.

“Shenja që tregon se rruga është e mbyllur dhe barrikadat, janë të vendosura aty për sigurinë tuaj. Mos i jepni makinës në një rrugë që është mbyllur kalimi”, theksuan autoritetet. Vetë 5 ditë më herët, një tjetër makinë pati të njëjtin fat. Edhe në këtë rast shoferi shpërfilli shenjën. Sipas asaj që shkruan New York Post, gropa u hap më 17 Janar, për shkak të përmbytjeve. Vetëm disa orë pasi ishin vendosur shenjat në rrugë, një makinë udhëtoi drejt e në gropë, që atë ditë ishte e mbushur me ujë.