Cilat janë gjërat që i dallojnë njerëzit inteligjent nga të tjerët? Nëse e keni kërkuar këtë, atëherë lexoni me kujdes dhe merrni parasysh këto gjëra. Ka lloje të ndryshme të inteligjencës, dhe njerëzit jashtëzakonisht inteligjent është shumë e lehtë për t’i njohur me faktin se ata thjesht nuk i bëjnë këto pesë gjëra.
– A nuk i fajësojnë të tjerët për dështimet e tyre
Njerëzit e zgjuar kurrë nuk kanë marrë nota jo të mira, sepse ata i urren profesori, ose shkaku se ai nuk ishte në humor të mirë. Shefi ‘ka diçka’ kundër tyre, sepse ai është xheloz, dhe për dështimet në dashuri nuk fajësojnë partnerët e tyre. Ata e dinë se arsyeja për dështimin duhet të kërkohet në vendimet dhe veprimet e tyre, dhe kjo përvojë u shërben atyre për të mësuar diçka të re, përcjellë gazetametro.net.
– Jo gjithmonë kanë të drejtë
Me ta ju mund të flisni për çdo gjë, ata nuk e dëgjojnë vetëm zërin e tyre, por përpiqen të njohin edhe mendimet dhe pikëpamjet e njerëzve të tjerë.
– Nuk janë agresiv
Kur ndodh një problem, njerëzit inteligjent nuk bërtasin dhe nuk provojnë që problemet t’i zgjidhin me konflikte fizike. Ata reagojnë me qetësi dhe provojnë t’i zgjidhin problemet përmes bisedave.
– Kanë mirëkuptim me të tjerë
Ndihen mirë kur ndihmojnë të tjerët, madje edhe kur kjo nuk kërkohet prej tyre dhe shumë e lehtë identifikohen me njerëz të tjerë dhe problemet e tyre, i dëgjojnë dhe përpiqen për t’i kuptuar ato.
– Nuk mendojnë se janë më të mirë se të tjerët
Njerëzit inteligjentë nuk mendojnë se janë më të mirë se të gjithë të tjerët. Por, e kundërta, ndihen të lumtur për t’ju ndihmuar që të i arrini qëllimet tuaja dhe përpiqen për t’u treguar atyre se ata mund të jenë të suksesshëm. Rrallë flasin negativisht për të tjerët dhe rrallë kritikojnë vendimet për jetën e njerëzve të tjerë.