Festën e ditëlindjes ka nisur disa ditë më herët.
Rep-artistja nga Prizreni, Doruntina Shala apo siç njihet për publikun Tayna para disa ditëve nisi festën e ditëlindjes.
Ndërsa sot është data e lindjes e vërtetë e saj.
Tayna sot feston 22 vjetorin e lindjes me këtë rast në rrjete sociale solli pamje nga festa me familjen dhe shoqërinë e ngushtë.
Ajo po ashtu në dy imazhet e fundit ishte maskuar e tëra teksa ia uron vetes ditëlindjen. “Urime ditëlindjen për mu”, shkruan ajo.
Këngëtarja këtë vit hyri fuqishëm në tregun muzikor shqiptar, projektet e së cilës u pëlqyen tejet shumë.