Një grua i ka vënë flakën fustanit të martesës për të festuar divorcin me bashkëshortin. Pas një martese të dhunshme 8-vjeçare dhe një divorci të zgjatur, Alexandria Taschëer shprehet se më në fund ndihet e lirë.
27-vjeçarja dëshironte të tregonte se përfundimi i martesës nuk nënkuptonte fundin e saj. Ndaj Alexandria festoi lirinë në mënyrën më të mirë që dinte.
Vajza nga Louisville, Ohio, u fejua me ish bashkëshortin e saj në tetor 2011, pasi zbuloi se ishte në pritje të fëmijës së tyre të parë Abri, që lindi në korrik 2012. Ata u martuan në 29 shator 2012 dhe sollën në jetë edhe 4 fëmijë të tjerë. Por martesa e tyre u shoqërua nga debate dhe dhunë e vazhdueshme nga ana e bashkëshortit të Alexandrias.
Në vitin 2017, kur fëmija i tyre i vogël ishte 4 muajsh ajo u largua nga shtëpia dhe kërkoi divorcin, por bashkëshorti nuk ia jepte. Ish-bashkëshorti u arrestua për dhunë në familje dhe më në fund divorci mes tyre u finalizua në prill.