Të rinjtë sauditë kanë krijuar një video të animuar rreth 6 minuta, ku inskenohet një konflikt i armatosur mes dy vendeve me popullsi myslimane. Skenat tregojnë se si ushtria saudite me armatimin e saj të gjeneratës së fundit, nga vendet perëndimore shkatërron sistemin e mbrojtjes raketore iraniane dhe gjithë arsenalin e këtij vendi. Princi saudit Mohamed bin-Salman, i cili po shfaqet si promotor i një epoke të re në Arabinë Saudite, po përpiqet ta shndërrojë vendin në një fuqi rajonale dhe për këtë i duhet të përballet me influencën e gjerë të Iranit në Lindjen e Mesme. Ai paralajmëron se vendi i tij nuk do të presë që lufta të bëhet në Arabinë Saudite dhe për këtë arsye do të përpiqet që betejën ta bëjë në Iran. Videoja ka qarkulluar gjerësisht në Twitter me përkthimet në frëngjisht, turqisht, frëngjisht, spanjisht dhe hebraisht.