Kështu duket kokaina që vlen 1 miliardë dollarë (FOTO)

103

Ekipi i gardës detare të SHBA është rikthyer në portin e Miamit me 16 tonë kokainë, të mbledhur nga rojet bregdetare dhe partnerët internacionalë për 26 ditë në lindje të Oqeanit Paqësor. Kokaina, e konfiskuar në 17 aksione të ndryshme, është vlerësuar se vlen 420 milionë dollarë, apo rreth 29 mijë dollarë për kilogram. Zyrtarët policorë kanë thënë se kjo ngarkesë do të grumbullonte më shumë se 1 miliard dollar, apo rreth 70 mijë për kilogramë, në rrugë, sipas WAVN, që është agjenci e lajmeve në Miami. Ata kanë shpërndarë edhe një foto, duke treguar se si duket kokaina me vlerë 1 miliardë dollarë.

Comments are closed.