Shkup, 30 nëntor – Në rrjetet sociale qarkullon fotografia e ish-drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, se si ka dalë për të shëtitur në oborrin e burgut të Shutkës. Çavkov, së bashku me 35 persona të tjerë është i akuzuar për kërcënim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë në lidhje me ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit në Parlamentin e Maqedonisë. Atij i është shqiptuar 30 ditë paraburgim.