Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Robert Berisha, qe një kohë të gjatë u bë pjesë e skenës muzikore.
Fillimisht u bë i njohur si muzikant, ku shihej vazhdimisht përkrah këngëtarit të mirënjohur, Sinan Vllasaliu, por në vitin 2016 ata i dhanë fund bashkëpunimit të tyre.
Që nga ajo kohë, ai filloi karrierën e tij si solo këngëtar.
Tashmë që ka ndërtuar një karrierë të suksesshme, ai është i angazhuar me koncerte e projekte të shumta.