Shkup, 17 nëntor – Universiteti “Nënë Tereza” nga Shkupi i ka publikuar rezultatet e Konkursit arkitektonik për zgjidhje ideore të kampusit të ri universitar në kasarnën Ilinden në Shkup. Studioja arkitektonike BH Architects nga Tetova, janë fitues të çmimit të parë në vlerë prej 600.000 denarësh. Mundi fitimtar është përpunuar nga autorët Blend Hasani, Naim Polisi, Lisa Jusufi, Ilija Paunkov, Vjollca Abdiji, Adelina Hasani dhe Gazmir Zimberi, çmimi i dytë nuk është ndarë, ndërsa komisioni ka vendosur që çmimin e tretë prej 400.000 denarësh tia ndajë Studio-in inzhinjering nga Shkupi, njofton Koha. Sipas të dhënave të publikuara në ueb faqen e Byrosë për furnizime publike, në Konkursin e shpallur janë paraqtur tetë ekipe me idetë e tyre. Për vlerësimin e projekteve arkitektonike kanë vendosur 14 anëtarë të komisionit të udhëhequr nga dr. Teuta Kajtazi Jashari. Thirrja publike deri tek arkitektët ishte shpallur kah fundi i gushit. Kampusi universitar i UNT-së në Shkup do të shtrihet në hapsirë prej 31.980 metër katror. Për ndërtimin e tij do të sigurohet tokë ndërtimore në hapsirë prej 22.280 metër katror. Përvec ndërtesave të fakultetit, në kompleks do të ndërtohet edhe pishinë e mbyllur me dimenzione olimpike.