A do të jenë këto ulëset e së ardhmes nëpër avione? Karrige që lëvizin, me dy lloje për të pushuar dhe mundësinë që të bëhen si krevat dhe lëvizëse. Dizajnet e reja premtojnë që më në fund të gjithë udhëtarët e avionit të kenë ulëse më komode. Të quajtur “Blueprints”, këto janë ulëse tjera nga ato që jemi mësuar t’i shohim. Me to do të jetë më e lehtë që udhëtarët në 25 mijë metra lartësi të mendojnë dhe të flenë, përderisa ulëset e tyre do të ndryshojnë thellësisht nga ulëset e zakonshme, sipas “Pushime.com”. Mungesa për të shtrirë këmbët, beteja për të pasur një hapësirë më të madhe dhe mundësia për të parë më shumë, kanë qenë vazhdimisht shqetësimet e zakonshme të udhëtarëve të klasës së mesme, por këto ulëse pritet që të zgjedhin edhe problemin e tyre. Për më tepër shikoni ato në fotot më poshtë: