Uashington, 20 shkurt – Roxher Stoun, këshilltari shumëvjeçar dhe aleat i presidentit amerikan Donald Tramp, është dënuar me 40 muaj dënim me burg.
Stoun në muajin nëntor vitin e kaluar u shpall fajtor sipas shtatë pikave nga akuza për mashtrim të Kongresit, pengimin e procesit dhe keqpërdorimin e dëshmitarëve.
Ai është ndihmësi i gjashtë i Trampit i dënuar për shkak të hetimit të Robert Milerit për gjoja bizneseve mes Rusisë dhe anëtarëve të fushatës së Trampit gjatë kohës së zgjedhjeve në vitin 2016, transmeton Bi-Bi-Si.
Gjykatësja Ejmi Bermen Xhekson tha se Stoun i është kërcënuar, ndërsa ai konfirmon se tërë hetimi kundër tij është i motivuar politikisht.
Tramp, megjithatë, paralajmëroi se ndoshta do ta falë aleatin e tij.(koha.mk)