Kriva Pallankë, 14 dhjetor – Këshilltarët e koalicionit të kryesaur nga VMRO-DPMNE në Kriva Pallankë u larguan nga seanca e sotme e Këshillit të komunës në shenjë përkrahje, të siç thanë, ankimimeve për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Seanca e pestë e Këshillit të komunës së Kriva Pallankës fillo sot në mesditë, ndërsa menjëherë pas miratimit të rendit të ditës shtatë këshilltarët e koalicionit të VMRO-DPMNE-së u larguan nga seanca.
Koordinatorti i grupit të këshilltarëve, Igor Todorovski, tha se ky akt tregon revoltë për politikat që po zbatohen në vend.